FOTO/ Katedralja e Parisit “Notre-Dame” rrezikon shembjen

E ndërtuar që në kohën e mesjetës, Katedralja “Notre-Dame” është kthyer në një simbol historik të qytetit të Parisit dhe ndër vite ka qenë dhe është një atraksion për të gjithë turistët.

Por së fundmi, Kisha Katolike e Francës ka paralajmëruar për rrezikshmërinë që i kanoset këtij monumenti madhështor.

Disa pjesë të katedrales 850 vjeçare kanë filluar të bien si pasojë e pluhurit dhe papastërtive që po shkërmoqin pak nga pak gurin e ndërtesës.

Nga frika e një shembje të mundshme, Kisha ka lëshuar një thirrje urgjente për mbledhjen e fondeve që do të përdoren për të shpëtuar katedralen e famshme.

Related image

Për restaurimin e plotë të saj duhen rreth 150 milion euro, ndaj donacionet mund të vijnë nga çdo qytetar i globit, pasi siç thotë edhe drejtori i Katedrales “Notre- Dame është një pasuri e gjithë Tokës, jo vetëm e Francës apo e Parisit”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).