Art & Kulturë

Foto/ Edicioni i tretë i Superbrands Albania. Gala Dinner dhe intervisa me fituesit

Vlerësuesi i brendeve më të njohura dhe më të mira në vend, Superbrands Albania, zhvilloi të martën mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për edicionin e tretë të tij.

Ishte një natë festive për të gjitha markat më të njohura dhe më të mira në tregun shqiptar, të cilat u vlerësuan për punën e palodhur si Superbrande.

Eventi u zhvillua në ambientet moderne dhe luksoze të The Plaza Hotel në orën 19:00, për të dytin edicion në rradhë. Të pranishëm ishin përfaqësues të disa prej kompanive më të mira në Shqipëri, të cilat janë vlerësuar si Super Brande për aktivitetin në fushën përkatëse të biznesit, për vitin që lam pas, 2018.

Një organizim madhështor, i kuruar deri në detajet më të vogla, Superbrands Albania ia arriti që të sillte sërish një event të bukur, pjesëmarrësit e të cilit ishin anëtarët e Këshillit Votues dhe përfaqësues nga kompanitë më të mëdha dhe më të mira në vend.

Sigurisht që bëhet fjalë për kompanitë më të mira në tregun shqiptar, që janë edhe ato më me emër.

Kompanitë që ishin pjesë e Superbrands Albania këtë vit: Agna Group, Spitali Amerikan, Adex, Ceramic Albania, Conad, Çobo Winery, EHW, F&M Reklama, fmtgroup, Geraldina Sposa, Glina, Gjirofarm, Global Resource Trading, Insifa, Grass, Pirro Jewllery, Profesionisti, PROSOUND, Qafshtama, Rejsi Farma, Sigal, Stela, The Plaza Tirana. Me partnerë, Caffe Vergnano, Viprint, Dynamic Media (DMT).

“Çmimin superbrand e kemi marrë para 20 viteve kur u bëmë lider të fushës së sigurimit. Por jemi shumë të kënaqur që kjo gjë kurorëzohet dhe me një çmim të tillë”, tha CEO i Sigal.

Ndërsa përfaqësuesi i Conad, rrjetit italian të supermarketeve në Shqipëri, tha se ishte i kënaqur që ishte pjesë e Superbrands Albania.

“Ka një organizim shumë të mirë. Superbrands mendoj se do të thotë cilësi dhe kualitet”, u shpreh një nga përfaqësuesit italianë të Conad.

Por çfarë është Superbrands dhe si bëhet një kompani Superbrand?

Superbrands është autoriteti ndërkombëtar i vlerësimit të brendeve, i cili operon që prej vitit 1994 duke lançuar programet që identifikojnë dhe bëjnë publike markat më të mira në treg të një shteti të caktuar.

Këto brende zgjidhen nga një këshill i pavarur dhe vullnetar, i cili përbëhet nga pjestarë që janë ekspertë në fushën e marketingut të komunikimit e brendimit, si edhe ekspertë nga organizata lokale dhe ndërkombëtare. Më pas, kompanitë që vlerësohen më lart nga këshilli, bëhen pjesë e Superbrands.

Në Shqipëri ky është edicioni i dytë i Superbrands, me zhvillimin e edicionit të parë në 2016.

Ҫfarë e bën një kompani apo një produkt lider në treg? Për çudi, nuk ka të bëjë thjesht me kualitetin e produktit apo madhësinë e buxhetit që ka në dispozicion departamenti i marketingut. Por, ka të bëjë me investimin që bëjnë kompanitë për të zhvilluar dhe mbajtur emrin e mirë të brand-it si i pari në skenën publike, jo vetëm në treg, por edhe në mendjen e konsumatorëve/ klientit.

Tani të presim vitin e ardhshëm me më shumë brand-e dhe surpriza nga Superbrands Albania.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).