FOTO/ Aparati fotografik që kishte më shumë se dy vite brenda në det, gjendet i padëmtuar

Një aparat fotografik është zbuluar në një plazh të Tajvanit këtë të martë, pas dy vitesh që ndodhej në fund të oqeanit.

Sipas mediave të huaja, fotografia e fundit e kamerës, ishte shkrepur më 7 shtator 2015, në ishullin Ishigaki të Okinawa, Japoni.

Megjithatë, habia qëndron tek fakti se aparati nuk ishte dëmtuar nga uji. Ai është gjendur i mbyllur, dhe pavarësisht se ka akumuluar depozita të ndryshme të organizmave detar, nuk ka pësuar asnjë dëmtim në funksionimin e tij.

Zbulimin e kanë bërë disa nxënës të shkollës fillore “Yue Ming” në Suao Township, Yilan, pasi ishin duke pastruar plazhin. Kjo histori u postua në internet, ku më pas është gjetur edhe pronarja e këtij aparati të humbur, e cila është identifikuar si një studente e universitetit “Sophia” në Tokio.

Kështu, kamera ka ‘notuar’ rreth 250 km, që është edhe distanca midis ishullit ku u gjet dhe Tajvanit verior prej nga ku kishte humbur.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).