Në fshatrat shqiptare, por edhe në disa zona të tjera, ndodhen me mijëra bunkerë betoni. Janë të krijuar nga vitet 1960 deri në vitet 1980, gjatë sistemit komunist të Enver Hoxhes. Shqipëria ka kaluar një periudhë të trazuar pas lufte, duke alokuar të gjithë aleatët e mundshëm gjatë tri dekadave, me Jugosllavët, sovjetikët dhe në fund me Kinën. Teksa i frikësohej pushtimit të Jugosllavsë, Greqisë, Natos madje ish-aleatit të BS-së, Enveri ishte i bindur se në vend që të mbështeste praktikat partizane që çliruan Shqipërinë në Luftën e Dytë Botërore, vendosi izolimin dhe politikën e bunkerizimit. Premisa ishte që çdo shqiptarë në çdo situatë të merrte armën dhe tu fuste në bunker, në rast pushtimit. Por në fakt, pushtimi nuk ndodhi kurrë, dhe e gjitha ishte një shpenzim i madh.
Bunkerët kanë mbetur ende dhe disa shqiptarë e kanë menduar se si të bëjnë pasuri me to. I tillë është rasti i Marku Djetroshan, një artist tatuazhesh, i cili e ka kthyer një bunker në Shkodër në një sallë tatuazhesh. E vendosur 8 km nga kufiri malazez, klientët vijnë gjatë verës nga Adriatiku dhe më të gjerë që ndalojnë aty dhe bëjnë një tattoo. “më vijnë njerëz nga i gjithë vendi, më erdhi dikush nga Anglia dhe më kërkoi një tatuazh. Më pëlqen bunkeri im, është pranë shtëpisë time dhe shkoj sa herë të dua.
Në fakt, shumë bunkere janë kthyer në biznese, nga lokale, madje edhe hostele. Saimir Kristo profesor dizajni dhe zv/dekan i Universitetit Polis në Tiranë, është pjesë e grupit për projektin “Bed and Bunker”. Profesori bashkë më anëtarë të projektit FH-Mainz gjerman, po punojnë për të ridizajnuar bunkerët ekzistues, për ti kthyer në bujtina dhe hotele për turistët. “Shqipëria është vend i bukur, bunkerët mund të shërbejnë për të akomoduar turistë. Mund të kthehet në muze të vogël, ose thjesht si një hapësirë për tu eksploruar. Mundësitë janë të mëdha. Kemi potencial të madh ekonomik nëse shfrytëzojmë këto bunker. Gjithashtu janë pjesë e trashëgimisë shqiptarë, që flet dhe tregon një histori.
Arkitekti shqiptaro kanadez, Elian Stefa, u bë pjesë e një projekti të ngjashëm të Bed and Bunker, ai tregon metodën e quajtur Concrete Moshrooms, me propozime se si të punohet me konvertimin e një bunkeri hap pas hapi.
Ri-bunkerizimi ka në fokus turizmin më së shumti, që ka rezultuar një sukses i madh ekonomik për shqiptarët. Sot Shqipëria është zhvilluar shumë, duke filluar nga infrastruktura e deri tek vëmendja ndaj vendeve turistike. Që nga muaji prill i vitit 2016, në pikën kryesore të Tiranës qëndron BunkArt, një muze shumë interesant historik e ndërthurur me bashkëkohoren, që pret shumë turistë.
‘Është për të ardhur keq që disa prej tyre po shkatërrohen nga njerëzit, për të nxjerrë skrap. Duhet të merren masa për mbrojtjen, hartimin dhe rigjallërimin e tyre. Bunkerët kanë strukturë mjaft kontroverse për shkak se përfaqësojnë të kaluarën. Sidoqoftë, le të kthehen simbolet e luftës, në simbole të paqes dhe mikpritjes, në Shqipëri”,