Art & Kulturë

Shqiptarja mahnit jurinë e X Factor në Danimarkë

Albina Shyti, e njohur me emrin artistik Albi, është një vajzë e re shqiptare por që ka lindur dhe jeton në Danimarkë. Ajo tashmë ka nisur rrugën e saj drejt ndërtimit të një karrierë muzikore në vendin ku jeton.

Albina ka vendosur të marrë pjesë në X Factor në Danimarkë. Prezantimi i saj i parë para jurisë vlerësuese të kësaj gare, ka bërë që Albina të shkëlqejë me performancën e saj dhe të marrë kritika pozitive nga juria. Me një kitarë në dorë ajo është ngjitur në skenë për të interpretuar këngën e Katy Perry “The One That Got Aëay”, çka ka pasuar edhe me kalimin e audicioneve të kësaj gare të madhe.

Albina, synon që kësaj gare t’i shkojë deri në fund. Pritet të shohim rrugëtimin e vajzës shqiptare në këtë garë.

Në një listë të publikuar nga vetë Albi, shihet që performanca e saj është renditur e para ndër më të pëlqyerat nga fansat.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).