Ministria e Shtetit për Diasporën njofton se “Folk Fair” është panairi ndërkombëtar folklorik, i cili do të zhvillohet në datat 24-27 tetor, në qytetin Shën Petersburg, Florida.
Në këtë event komuniteti shqiptar do të përfaqësohet nga grupi i valleve “Shqiponja”, së bashku me Fondacionin e Trashëgimisë Shqiptare në Tampa (AHFT).
Ky panair, i cili organizohet për të 45-ën herë bashkon të gjitha komunitetet në Amerikë për të prezantuar kulturën dhe traditat e vendeve të tyre të origjinës.
Të gjithë bashkë atdhetarët janë të ftuar të suportojnë grupin e valleve “Shqiponja” për të paraqitur sa më mirë vlerat dhe traditat e Shqipërisë.