Film mbi jetën e Ismail Kadaresë, ja kush aktor do të portretizojë shkrimtarin e madh

Regjisori kosovar Ben Apolloni do të realizojë një film artistik me metrazh të shkurtër, që do të jetë një biografi e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

Ky film do të fokusohet më tepër gjatë kohës kur Kadare ishte në moshë të re, duke na përcjellë një version të historisë shumë pak të ditur për publikun.

Sipas Apollonit, skenari për këtë film ka përfunduar dhe po ashtu, ai ka përzgjedhur aktorin që do të shndërrohet në Kadarenë e famshëm.

“Faktikisht, figura e aktorit më ka dhënë idenë për të bërë këtë film. Ai i ngjan shumë, dhe më pas e kam zhvilluar edhe skenarin”, është shprehur Apolloni.

Ibër Deari është pikërisht aktori, të cilit do t’i besohet roli për këtë film, që synon të mbarojë gjatë këtij viti. Regjisori ka bërë të ditur se fondi për këtë film nuk është siguruar ende, por është në kërkim e sipër.

Featured Image

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).