Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë (TIFF) është zyrtarisht pjesë e Akademisë Oscar, ku ka fituar rrjedhimisht privilegjin për të nominuar filma, për çmimin e produksionit më të mirë me metrazh të shkurtër.
Ky lajm është konfirmuar nga drejtori i këtij festivali, Agron Domi për KultPlus, i cili është shprehur i lumtur për këtë arritje.
“Janë vetëm 84 festivale të rëndësishme ndërkombëtare që fituesi i tyre në short category nominohet për Oscar animation, fiction ose documentary. Kjo i jep TIFF, si i vetmi në Ballkan që mund të sugjerojë film të shkurtër për Oscars, një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave Europian dhe jo vetëm.”, ka thënë ai.
Me pak fjalë, produksioni që do të fitojë kategorinë e Filmit më të Mirë nga ky festival që zhvillohet në Tiranë, i jepet mundësia që të kualifikohet për shqyrtim në kategorinë e filmit të shkurtër për Oscars.