Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, Shkodër, sjell edicionin e tij të 55-të në datat 1,2 e 3 qershor 2017.Në këtë festival do të marrin pjesë rreth 200 fëmijë dhe përveç krijimtarisë së re do të ketë edhe këngë të zgjedhura në 25-vjeçarin e fundit të autorëve që nuk kanë munguar në asnjë prej edicioneve të fundit,
Në këtë festival do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqipfolëse, si dhe interpretuesit e vegjël më të spikatur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.