Art & Kulturë

Festa e Fërgesës

Rikthehet edhe këtë vit, në ambientet e Kalasë së Tiranës, “Festa e Fërgesës”. Një festë me traditë, trashëgimi dhe me kryefjalë fërgesën, do të organizohet më 29 korrik 2019, nga ora 15:00 – 23:00

Ju ftojmë të vini të provoni recetat e vjetra dhe varietete të shkëlqyera të kulinarisë tradicionale të gatimit në Tiranë dhe rrethinat e saj.
Nuk do të mungojnë vallet dhe muzika tradicionale tiranase, që do të sillen shumë bukur nga Ansambli i Tiranës. Gjithashtu, do të organizohet edhe nje panair me artizanë të Tiranës për të plotësuar tablonë e plotë të kësaj feste.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).