Art & Kulturë

Fan Stiljan Noli – Zgjidh e merr  

A të duhen luftëtarë,

gjithë botës t’i vënë zjarr,

do arratinë të marrë,

merr nja 10 Kosovarë.

 

A të duhen sharlatanë,

që të lepihen në çdo sahane,

që të përçajnë vatanë,

ke sa të duash Tropojanë.

 

A do male me dëbore,

trima të forte e malësorë,

fort bujarë e burrerorë,

shko në Kukes i ke në dorë.

 

Njerëz të zgjuar me lezet,

që i gjen në çdo anë,

që të bejne hallvë e salep,

keta janë mjeshtrat Dibranë.

 

A do njerëz pa ahengje,

Për tryezë e për kuvende,

burra e gra kërcejne me lodër,

këta i gjen veç në Shkodër.

 

A do trima mirditorë,

kapardisur kudo venë,

pa i zënë gjumi mos flenë,

për tre Mirditorë bejnë benë.

 

Këta Matjane burra të zotë,

që dikur kanë bërë barotë,

se i njeh gjithë vendi mbarë,

janë të afte për xhandarë.

 

A të duhen gënjeshtarë,

matrapaz e kokëtharë,

që rërën ta sheshin për farë,

merr Krutanë se je i larë.

 

Do dembelë për Stamboll,

mos u lodh të bezdisesh dynjanë,

Në Tiranë rresht taborë,

vetem të zgjasesh një dorë.

 

Po qejfli a të duhen,

që me jevga dine të kruhen,

zonja që pjellin çdo vit,

vetëm Elbasani rrit.

 

Do për punë një Korçare,

i ke bujq, i ke ushtarë,

të gjithë bashkë venë në arë,

kokë e këmbë si ke të sharë.

 

Do ministra Kolonjarë,

se mbahen burra me mend,

duan kudo të jenë të parë,

në mexhlic e në kuvend.

 

Hall i madh me Skraparllinjtë,

ka rrezik të hedh trutë,

dy ministra le të rrinë,

se na duhen dhe pa trutë.

 

Do budallenj qe veç hanë,

hajvan me dy këmbë,

pasuri s’dine të venë,

merr shetit gjithë Myzeqenë.

 

A do të urtë njerëzit të rrinë,

në komandë ta kesh ushtrinë,

në trabajte të kesh njerëzinë,

merr të gjithe Labërinë.

 

O të gjore harruam Vlorën,

se kjo pune lahet me gjak,

dy shirit e një madalje,

kësaj gjëje i ve kapak.

 

Do të hash e të besh qejf,

sofra shtruar si për mbret,

pastërti e per hyzmet,

të tille gjen veç në Përmet.

 

A do të ruash florinë,

katandinë dhe shtëpinë,

me dy qofte mbush sininë,

ec e merr Gjirokastrinë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).