Shefi ekzekutiv i H&M, Karl-Johan Person, ka bërë të ditur se kompania ka ndërmend të mbylli këtë vit rreth 170 dyqane përgjatë disa vendeve të ndryshme.
Kjo markë e famshme ka patur uljen më të madhe të shitjeve të regjistruara ndonjëherë në historinë e saj, duke ndikuar edhe tek një numër i vogël vizitorësh në faqen online, në krahasim me vitet e tjera.
Si pasojë, H&M e ka patur të vështirë këtë vit që të shesi koleksionin e mbetur, duke lënë pas një numër të madh rrobash të mbetura në stok.
Disa prej investitorëve të markës kanë shitur aksionet e tyre pasi kanë frikën se kompania nuk do t’i mbijetojë ndryshimeve dixhitale që po vijnë.