Gjetja dhe ndryshimi i informacioneve personale në Facebook do të bëhet tashmë më e lehtë për të gjithë përdoruesit falë ndryshimit të mjeteve të privatësisë.
Këto ndryshime vijnë si një përgjigje e Facebook, pasi u bë e ditur se gjigandi social i ka ofruar të dhënat personale të rreth 50 milionë përdoruesve të saj një kompanie për fushata politike.
Nga ana tjetër, Facebook ka deklaruar se kishte ndërmend t’i bënte këto ndryshime përpara se të ndodhte skandali, në mënyrë që të ishte në një linjë me rregullat e BE-së.