Art & Kulturë

“Exil” filmi nga Visar Morina nominohet për çmimet gjermane “Lola”

Visar Morina është kosovari që me filmin e tij “Babai” fitoi një çmim prestigjoz  në Festivalin e filmit Karlovy Vary Film Festival.

Këtë rradhë, ai është nominuar në Festivalin Berlinale për skenarin më të mirë me filmin “Exil”. Ky skenar trajton historinë e një burri 45 vjeçar, i cili punon në një firmë farmaceutike dhe në një moment krijon ndjesinë se kolegët e tij duan ta largojnë nga puna.

Filmi ka të bëjë shumë me “bullying” (ngacmimin) ndërsa jam shumë i gëzuar për këtë nominim që na ka ardhur”, është shprehur Morina.

“Exil” nuk është prodhuar akoma si një film, por sipas regjisorit, synohet që ai të filmohet dhe të jetë gati brenda vitit 2018.

Nominimet janë bërë të ditura nga Ministrja e Kulturës gjermane, Monika Grutters, ku së bashku me skenarin e kosovarit, konkurrojnë në këtë kategori edhe dy skenare të tjerë: “Je suis Karl” nga Thomas Wendrich dhe “Nilowsky” nga Torsten Schulz.

Ky çmim është më prestigjozi për shkrimtarët dhe skenaristët në Gjermani. Nominimet për çmimin vlerësohen me 5 mijë euro, ndërsa fituesi merr edhe 10 mijë euro të tjera, ku gjithashtu mund të kërkojë një shumë prej 20 mijë eurosh për të vënë skenarin në jetë.

Festivali Berlinale, në të cilin do të ndahen edhe çmimet finale, do të zhvillohet në 16 shkurt 2018.

Trailer i filmit “Babai” nga Visar Morina:

https://www.youtube.com/watch?v=MXnmJBVtFBY

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).