Art & Kulturë

EVROPIANËT E RINJ

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Qendra Multimedia (Prishtinë) prezantojnë:

GADJO
(evropianët e rinj) – premierë më 28 Prill 2023, ora 20:00
Dramë nga Jeton Neziraj
regjia: Blerta Neziraj
aktorë: Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku, // kompozitor: Jindrich Cizek
kostumograf: Blagoj Micevski // koncepti vizual dhe skena: Mentor Berisha // realizimi i skenografise: Beqo Nanaj // dritat: Yann Perregaux, Mursel Bekteshi // teknik i dritave dhe ndriçimit: Taulant Kotorri. Në vitin 2019, në Kosovë u regjistruan një seri sulmesh fizike mbi një grua rome transgender. Ajo ishte një refugjate që para disa javësh ishte kthyer dhunshëm nga Belgjika në Kosovë dhe tani po përpiqej të adaptohej në shoqërinë dhe mjedisin e ri. Kur, pas disa ditësh që ishte kthyer, ajo kishte vendosur të ikë nga qendra e refugjatëve në Podujevë, një media lokale kishte plasuar një lajm të rremë për “një burrë me pamje gruaje, që po vjedh fëmijët në Kosovë”. Shpejt, lajmin e paverifikuar e kishin shpërndarë edhe media të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri. Si rezulltat, gruaja rome u sulmua dhe u rrah brutalisht nga grupe të rinjsh në disa qytete.
Drama “Gadjo’’ (Gaxhó, një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë në Kosovë e në Shqipëri, por poashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për “klikime” është shëndërruar në qëllim sipëror. “Gadjo’’ nxit dhe konfronton shoqërinë shqiptare mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi, përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijën tonë.
“Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po e përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit, për të cilin kemi kontribuar të gjithë ne, por më së shumti, mediat dhe sistemi jonë edukativ. Demonët e dhunës janë ringjallur dhe po kalërojnë shesheve të qytetete tona…

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).