Eugent Bushpepa nuk do të shkojë i vetëm në Eurovision, ja kush janë artistët që do e shoqërojnë

Këngëtari i famshëm shqiptar, Eugent Bushpepa, do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e këtij viti të festivalit të këngës së Eurovision me këngën “Mall”.

Por, bashkë me të në skenë do të bashkohen edhe disa artistë të tjerë, siç janë Greta Radovani, Erinda Agolli, Denis Hima-kitarist, Besnik Nikolli-basist dhe Gerti Hima – baterist.

Artistët që do të shoqërojnë Eugentin në Eurovision

Bushpepa do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të këtij konkursi, konkretisht më 8 maj, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Shqipëria ka qenë pjesë e Festivalit të Këngës në Eurovision çdo vit, që prej 2004 dhe renditja më e mirë e vendit tonë ka qenë me Rona Nishliun, ku Shqipëria zuri vendin e pestë në finalen e këtij festivali në vitin 2012.

https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).