Art & Kulturë

Eskpozita e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes 2018” hapet në Prishtinë

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë hap ekspozitën e finalistëve të çmimit Artistët e së nesërmes 2018. Ekspozita vjen më 5 nëntor në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuele – YVAA (Young Visual Artists Awards) – pjesë e dhjetë çmimeve të ngjajshme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashëkohor dhe shoqërisë civile. Çmimi “Artistët e së nesërmës” 2018 është përkahur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Fondacioni Friedrich-Ebert (FES) zyra në Prishtinë. Çmimi është mbështetur edhe nga Drejtorati për Kulturë i Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).