Të apasionuarit pas Informatikes në kërkim të një arsimi të lartë takohen në Ditët e Hapura të Epitech Albania
Të mërkurën më 6 shtator nga ora 10:00 deri në orën 17:00 Epitech Albania do të mirëpresë prindërit dhe studentët në kuadër të ditëve të saj të hapura.
Në programin e kësaj dite:
- Prezantimi i Kurrikulës së Epitech
- Vizita në ambientet e shkollës
- Takime personale me anëtarët e administratës
Mundësia për të bërë të gjitha pyetjet tuaja në lidhje me:
- Proçedurat e pranimit
- Mënyra për të financuar studimet tuaja
- Mundësitë e punësimit