Art & Kulturë

DEEP LEARNING ME PYTHON

DETAJET E EVENTIT

Në vazhdim të eventit të mëparshme të lidhur me projektin “Fedora Loves Python” dhe “Machine Learning në Python”, do të mblidhemi në mjediset e Open Labs Hackerspace këtë të Martë, më 05.09.2017 ora 19:30 me qëllim njohjen dhe promovimin e mëtejshëm të aplicacioneve dhe librarive Deep Learning në gjuhën Python.

I pranishëm do të jetë Erion Çano i cili do të na flasë në mënyrë të përmbledhur për disa koncepte dhe teknika bazë “Deep Learning”
si rrjetet nervore shumështresore dhe librari aktuale të implementimit të tyre (TensorFlow dhe Keras) në Python. Do të fokusohet gjithashtu në anën praktike nëpërmjet ilustrimit të aplikacioneve inteligjente si:

Njohja e kafshëve nëpër imazhe (Qen apo Mace)

Njohja e shkrimit të dorës

Parashikimi i pëlqimit ose jo të telefonave nga përdoruesit

Jeni të ftuar të bëheni pjesë e diskutimeve rreth çështjeve të mesipërme. Çdo ide apo sugjerim është gjithashtu i mirëpritur për përmirësimin e mëtejshëm të aktiviteteve.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).