Art & Kulturë

Emra dhe bashkëpunime që nuk i prisnit, kjo është lista zyrtare e këngëtarëve në Festivalin e RTSH-së

Festivali i fundvitit, i cili është bërë tashmë një traditë këtë vit vjen me super konkurrentë.

Përveç emrave të mëdhenj të muzikës dhe zërave të rinj që ngjiten në skenë për të parën herë, ky kompeticion është i rëndësishëm edhe për një tjetër fakt: i siguron hyrjen për në “Eurovizion” fituesit të vendit të parë, në një skenë të jashtëzakonshme ku performojnë artistë nga e gjithë Europa.

Sott është bërë publike lista me 20 emrat e artistëve të konfirmuar që do të ngjiten në skenën e festivalit të RTSH-së! Këngëtarët janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga tre anëtarë: maestro Zhani Ciko, këngëtarja Soni Malaj dhe Dorian Çene, shef i katedrës së kompozicionit në Akademinë e Arteve të Bukura.

Lista zyrtare:

1.Olta Boka

2.Bojken Lako

3.Kamela Islamaj

4.Genc Tukiçi dhe e bija Nadia Tukiçi

5.Gena

6.Uendi Mancaku

7.Devis Xherahu

8.Robert Berisha

9.Era Rusi

10.Sara Bajraktari

11.Kastro Zizo

12.Tiri Gjoci

13.Kanita

14.Aldo Bardhi

15.Eli Fara dhe Stresi

16.Valon Shehu

17.Arilena Ara

18.Renis Gjoka

19.Elvana Gjata

20.Albërije Hadërgjonaj

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).