“Elefantë në kopsht” është mbrëmja letrare me Meral Kureyshi e cila vjen sonte në orën19:00 tek Libraria Tirana Times në Tiranë në kuadër të Tetorit Gjerman.
Meral Kureyshi (lindur në vitin 1983 në Prizren) jeton që prej vitit 1992 në Zvicër. Karrierën e saj letrare e nisi në vitin 2015 me romanin e parë të pritur mjaft mirë “Elefantë në kopsht” (Shtëpia botuese Limmat, Zyrih).
Ky libër u nominua sakaq për çmimin e librit zviceran (Schweizer Buchpreis) dhe është vlerësuar shumëfish me çmime sikundër edhe përkthyer në disa gjuhë.