Ekspozita “Western Promises” e dy skulptorët e famshëm italianë Emiliano Perino dhe Luca Vele e cila është çelur pak ditë më parë në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj.
Kjo ekspozitë pati një super interes gjatë ditës së djeshme ku 150 turistë të huaj e vizituan atë duke parë nga afër artin dhe teknikën e veçantë të dy skulptorëve italianë.
Turistët panë dhe “elefantin” e strehuar në COD, kjo vepër është një skulpturë e ‘banueshme’ e cila formohet nga një lëkurë elefanti bërë me papiermashe, stilizuar si tapet, ndërsa mbi të janë vendosur dy kolltuqe hekuri krejtësisht të parehatshme.