Art & Kulturë

Egyptian National Folk Trade

Trupa Kombëtare Foklorike e Egjiptit

Çfarë dini për kërcimet sensuale të Egjiptit, dridhjet e belit apo vallet humoristike? Po për kostumet e tyre të veçanta e me ngjyra? Trupa Folklorike Kombëtare e Egjiptit vjen me vallet tradicionale të tyre, për një atmosphere të pazakontë në Festivalin e Resë. Kjo trupë kërcimi është krijuar në vitin 1960 nga Ministri i Kulturës i asaj kohe, nën drejtimin e artistit Ahmed Saad Eddin. Që prej krijimit, trupa ka shëtitur në vende të ndryshme të botës për të promovuar kulturën e tyre dhe tashmë ata kanë krijuar edhe një trupë për fëmijë, që të trashëgojnë në breza të ndryshëm traditën e folklorin e krijuar/mbledhur ndër vite.
Tek Festivali i Resë edhe ti mund të bëhesh pjesë e ritmit të tyre, mund të mësosh të kërcesh…

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).