Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar” këtë vit vjen me edicionit e 8-të, i cili do të mbahet gjatë datave 14-20 gusht.
Këtë vit, Anibar do të sjellë aktivitete të ndryshme, si: filma të animuar, takime me regjisorë, masterklasa, etj.
“Filma të animuar, punëtori, prezantime, masterklasa, takime me regjisorët, debate, ndeja, pikniqe në natyrë, ushqim dhe pije, e shumë aktivitete të tjera, të gjitha këto vijnë në javën më të preferuar në Pejë, 14-20 Gusht në edicionin e tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
“Këtë vit po bashkohemi të gjithë për ta Rikthyer Qytetin, si motiv kryesor dhe një mision premtues i Anibarit. Rikthimi i qytetit do të luftojë për vlera demokratike në hapësirat publike”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Ky festival do të mbahet gjatë datave 14 deri më 20 gusht në Pejë.