Kohët e fundit Edi Ogën nuk e kemi parë në televizion. Ai është një personazh i njohur publik edhe pse në profesion është mjek. Në datën 16 mars Oga pritet të startojë emisionin e tij të quajtur “Elixir”, në “Klan Plus”.
Dhe këtë herë do të jetë edhe në fushën e tij, atë të mjekësisë.
Në videon promovuese të emisionit që Edi ka publikuar në Instagram, shkruan:
“Përshëndetje miq! Unë e di që ju doni të sëmureni rrallë dhe të shëroheni shpejt. Jam i sigurt që të gjithë ju doni të jetoni sa më gjatë. Kjo këtu është një ‘Elixir’, një pije magjike. Garanton shëndet dhe rini të përjetshme. Do t’a konsumojmë së bashku një herë në javë, para ose pas buke. Ju pres.”
https://www.instagram.com/p/BuNwPO_HsyN/