Art & Kulturë

Edhe pak ditë na ndajnë nga Festivali i VI-të ndërkombëtar i muzikës Jazz

JAZZ IN ALBANIA FESTIVAL rikthehet sërish në muajin më të nxehtë të vitit, për t’ua bërë më të freskëta netët. Ky festival vjen në Hotel Rogner.

Edhe shumë pak ditë kanë mbetur nga fillimi i natës së parë të Jazz Festival. Ky super festival nis më 18 korrik dhe do të vazhdojë për 8 netë me radhë në qytete të ndryshmme.

Ky festival do të sjellë artistë nga 11 shtete, për të përcjellë secili larmishmërinë e tij të interpretimit. Për tetë netë me radhë do të ndiqni interpretimet e muzikantëve nga Austria, Egjipti, Greqia, Hollanda, Italia, Izraeli, Polonia, Serbia, Turqia, Zvicra dhe Shqipëria.

Artur Dutkiewicz është njëri nga muzikantët që do të luajë në festivalin Jazz këtë vit, jo me trion e tij, por me një nga instrumentistët më të mirë shqiptarë që kemi siç është, Ermal Rodi.

Të gjithë të interesuarit mund të prenotojnë biletën tek ky numër telefoni: Besarti-069 31 81 023, të shkoni pranë Hotel Rogner ose të shkruani në e-mailin [email protected].

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).