“Gratë” është vepra me regji të Qëndrim Rijanit, e cila do të shfaqet premierë në Teatrin Shqiptar të Shkupit, më 26 dhjetor.
E cilësuar si një shfaqje e guximshme, pasi prek tabutë e shoqërisë, ajo rekomandohet të shikohet për moshën 16 vjeç dhe sipër.
Dashuria, urrejtja, tradhëtia, seksualiteti, incesti dhe një mori problemesh të tjera të gruas, janë vorbulla e kësaj vepre, ndërsa boshti kryesor është liria: Liria e gruas për të qënë e barabartë, për të vendosur vetë dhe për t’u shprehur lirshëm.
Nё kёtё shfaqje do tё luajnё aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Celiku, Linda Saiti e Aida Elezi.
Shikoni trailer-in e “Gratë” më poshtë:
https://www.facebook.com/AlbanianTheatre/videos/1674142139275826/