Kënga latine “Despacito” e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee e cila edhe u kurorëzua si videoja më e shikuar në historinë e YouTube, po vazhdon ende të mbaj këtë primat.
Ajo tashmë ka shënuar rekordin e radhës duke u bërë videoja e parë në YouTube e cila arrin ndonjëherë katër miliardë shikime.
Versionet e ndryshme të kësaj këngë nuk kanë munguar qysh nga koha e lansimit të saj. Por, version i fundit ka ardhur dje dhe pikërisht një version shqip.
Është rapsodi Fatmir Makolli ai i cili e ka sjellë këtë këngë nën tinguj e çiftelisë.
Ky version po pëlqehet shumë nga fansat. “Despacito” është një këngë ‘reggaeton’ romantike me një apel global, sepse ky zhanër është një përzierje e hip-hop dhe ritmeve të Karaibeve.