Mediumi prestigjioz “Time” ka publikuar një artikull të veçantë për këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, duke e quajtur atë “Zëri i ri i muzikës pop”.
“Time” ka nisur artikullin me arsyet përse Dua Lipa nuk ishte paraparë të bëhej yll botëror, duke thënë kujtuar se “kur ishte fëmijë në shkollë i ishte thënë se nuk di të këndojë dhe largimin nga Britania e Madhe drejt Kosovës”.
Në artikull theksohet se albumi i parë i këngëtares i vetë-titulluar është dëgjuar më shumë se 1.4 miliardë herë në mediume online.
Tani ajo do të marrë pjesë si këngëtare kryesore në festivalet si Glastonbury dhe është e ftuar në koncertet e Bruno Marsit. “Është shumë argëtuese – adrenalina, çmenduria. Nuk ka asgjë sikur kjo”, ka thënë ajo.
“Time” ka shkruar edhe për fondacionin e Dua Lipës në Kosovë, që synon të përkrahë programet e artit për fëmijë.
Kënga e fundit e Dua Lipës “New Rules” ka qenë hit ndërkombëtar madje në Britani të Madhe dhe shumë tregje botërore doli e para në top-lista.