Dua Lipa është zyrtarisht këngëtarja më e nominuar në çmimet muzikore BRIT AWARDS 2018.
Nominimet të cilat u bënë publike pak minuta më parë, tregojnë se Dua Lipa është e nominuar gjithsej në pesë kategori.
Lipa, një këngëtare tanimë e njohur gjithandej me hitet “New Rules” dhe “IDGAF”, është nominuar në kategoritë: artistja më e mirë femër, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez.
Në kategorinë e albumit më të mirë ajo garon krahas Ed Sheeran, ndërsa në kategorinë e artistes më të mirë femër është krahas Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling.
Çmimet Brit Awards do të ndahen me 21 shkurt në 02 Arena në Londër.