Ballkon panoramik për turistët në Përmeti

Qytetit të Përmetit i është shtuar një ballkon, simbol i ri turistik, në shëtitoren kryesore afër Gurit të qytetit, ku vizitorët vendas apo të huaj mund të shijojnë pamjet fantastike dhe natyrën e mrekullueshme të këtij qyteti, buzë lumit Vjosë.

Bashkia e Përmetit i ka dhënë një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës së këtij qyteti, ku bashkë me investimet e qeverisë ai tashmë po kthehet në destinacionin e turistëve në çdo stinë.

Një ndër investimet e fundit është edhe ndërtimi i linjës së re elektrike dhe janë vendosur ndriçues Led në rrugët kryesore dhe lulishtet e Përmetit, duke i dhënë një pamje fantastike qytetit gjatë orëve të mbrëmjes.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).