Art & Kulturë

Djathë në furrë me fiq të thatë, arra e mjaltë

Djathë më të shijshëm nuk keni provuar ndonjëherë.

Mjalti me djathin është një kombinim klasik dhe shumë i mirë, absolutisht për t’u provuar, së bashku me frutat e thata si fiqtë e boronicat e kuqe që kanë veti ushqyese dhe antioksidante.

Përbërësit:

4 fshere djathi brie nga 110 gr secila
40 gr arra
trumëz e freskët
8 fiq të thatë
40 gr boronica të kuqe
4 lugë të vogla me gjalpë
mjaltë

Përgatitja:

Prisni pjesën e sipërme të djathit me një thikë të mprehtë duke u hequr vetëm koren e sipërme e duke i lënë anët të paprekura. Vendosini fsheret e djathit në një tepsi ku keni shtruar letër furri dhe në to vendosni fiqtë e ndarë më katërsh, arrat e prera në copa të mëdha dhe boronicat. Në fund shtoni mjaltin dhe pak gjalpë.
Piqini në furrë të ngrohu në 180 gradë për afro 10 minuta. Shërbejini menjëherë me shkopinj ose feta buke të thekur.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).