Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë më datë 23.08.2017, ora 09.30, për të marrë pjesë në një aktivitet të përbashkët që do të organizohet me rastin e përkujtimit të Ditës Evropiane të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit, që dënon çdo formë të totalitarizmit.
Aktiviteti do të zhvillohet tek salla “Unesco”, ora 9.30, ndërsa do të ketë edhe një ekspozitë fotografike në ora 10.30, në Muzeun Historik Kombëtar.