Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, në kuadër të ditës së Biodiversitetit, organizon më 22 Maj aktivitete mjedisore në Zoo Park me nxënës të shkollës 9 – vjeçare “Vasil Shanto”. Që nga ora 10:00 fëmijët do të kenë mundësi të marrin informacion mbi florën, faunën, zinxhirin ushqimor e jetesën e gjelbër. 22 Maj është shpalluar nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetin Biologjik (IDB) me qëllim rritjen e mirëkuptimit dhe ndërgjegjësimit për çështjet e biodiversitetit.
Një ditë mbushur me aktivitete informuese dhe dashuri për natyrën!

Dita e Biodiversitetit
Prev Post
Ditënetët e Librit – me
Next Post
Panairi dhe Konkursi Kombëtar i