Insifa ka bërë të mundur prodhimin dhe distribuimin e 99 produkteve të markave që janë të pranishme në tregun e Shqipërisë, në zonën e Ballkanit, në Itali e Izrael.
Me 23 marka të karameleve dhe më shumë se 70 çokollata të markave të ndryshme, Insifa ka arritur të përmbushë një numër të madh të nevojave të klientit. Ajo tashmë konkurron në një treg më të gjerë, duke dalë përballë markave të famshme që dominojnë tregjet e shteteve fqinje, si ato italiane, turke e greke.