Art & Kulturë

Destinacione Turistike që Duhet të Vizitosh në Shqipëri 2020

Mediat japoneze i janë referuar Shqipërisë si një eksperiencë mahnitëse, me parqe, persona të kulturuar, e ku, sipas autorit, “Nëse jeni lodhur duke ecur, mund të porosisni një kafe ekspres ose një birrë në një kafene dhe të kënaqeni duke shikuar njerëzit që po kalojnë.”

Shqipëria është një thesar i pazbuluar nga shumë të huaj e një destinacion “go-to” për turistë të tjerë, por për shumë vendas, është një opsion i dytë kur flasim për destinacione turistike dhe pushimet verore.

Prej pandemisë dhe pamundësisë për të lëvizur, por edhe prej dëshirës për të rimëkëmbur ekonominë, shumë prej nesh kanë “premtuar” se do i drejtohen plazheve apo maleve shqiptare për pushimet e tyre.

Plus, ne kemi disa destinacione turistike të mrekullueshme, qoftë për plazh, mal, art, histori, apo ushqime të shijshme.

Destinacione turistike 2020

Destinacionet shqiptare për t’u vizituar janë të shumta, por cilat janë ato që nuk duhen humbur kurrsesi?

Voskopoja

Voskopoja ndodhet rreth 21 km larg Korçës. Qeveria deklaroi pasuri kulturore “Ansambël historik urban” dhe zonës mbrojtëse të tij, të fshatit Voskopojë. Aty ndodhen mbi 24 kisha, si dhe shtypshkronja e dytë e Perandorisë Osmane. Voskopoja është destinacion ideal për dashuruesit e ski-ve në dimër, por edhe në verë për një “weekend getaway” e qetësinë dhe ajrin e pastër që e karakterizon.

destinacione turistike agjenci turistike shqiperi 2020 voskopoje
Foto nga travelmagma.com.

Kanionet e Osumit

Nëse ndiheni aventurierë, pse mos të provoni rafting në kanionet e Osumit?

Lumi i Osumit ka disa degëzime mahnitëse, të cilat kanë pranë majat e Tomorrit. Kanionet besohet të jenë formuar përpara 3 milionë vitesh dhe konsiderohen ndër më të bukurit në të gjithë Europën.

Në periudha të caktuara gjatë vitit, mund të provoni eksperiencën emocionuese të rafting përmes kanioneve tona.

destinacione turistike agjenci turistike shqiperi 2020 kanionet e osumit
kaFoto nga droni.al

Rana e Hedhun, Lezhë

E quajtur në mënyrë jo metaforike Rana e Hedhun, në Shëngjin të Lezhës do të gjeni vendin ku bashkohen mrekullitë e natyrës: qielli, mali dhe deti.

Vija bregdetare shkon deri në 8 km, e nëse dëshironi mund të ecni me orë të tëra. Rëra ka një ngjyrë të veçantë dhe besohet të ketë veti kuruese.

Mund të ngjisni Ranën e Hedhun, mjafton të keni ujë me vete, si dhe krem apo bluzë mbrojtëse nga dielli. Nëse dëshironi, kur të arrini në pikën më të lartë mund ta shpërbleni veten me zbritjen duke rrëshqitur. Kini kujdes, babait tim i ra celulari në rërë teksa bëri këtë (por e gjeti :)). Sigurohuni të jeni të kujdesshëm dhe mos të keni sende me vlerë në xhepa.

destinacione turistike agjenci turistike shqiperi 2020 rana e hedhun shengjin
Foto nga Pinterest

Gadishulli i Karaburunit

Pjesë e bregdetit të Vlorës, gadishulli ofron një peisazh me reliev befasues. Konsiderohet rezervat natyror dhe ka shpella, të çara, e plazhe të vegjël si plazhi i Dafinës, shpella e Panaisë, etj.

Agjencitë turistike kanë filluar të ofrojnë udhëtime të shpeshta, pasi ky gadishull dhe pamjet që ofron nuk duhen humbur.

Pavarësisht se në Karaburun mund të arrihet edhe me makinë, mjeti më i rekomanduar është varka dhe rrugëtimi detar.

destinacione turistike agjenci turistike shqiperi 2020 karaburun
Foto nga dosja.al

Albanian highlights tours

Vermosh – Tamarë – Lëpushë

Nëse ju pëlqejnë histori epike si Eposi i Kreshnikëve, do të përjetoni një rrugëtim magjik në këtë kalim të Malësisë së Madhe. Lëpushë është një fshat rreth 10 km larg Vermoshit dhe 21 km larg Tamarës. Vizita në Lëpushë nuk duhet humbur, konsiderohet një kryevepër natyrore, e pranë saj janë Bjeshkët e Namuna. Tamara e Vermoshi rezervojnë po ashtu natyrë të virgjër dhe një pauzë nga zhurma e qytetit.

Këto destinacione turistike, si dhe vendet e tjera malore si Thethi e Valbona janë shumë të preferuara nga të huajt, për shkak natyrës dhe ndjesisë sublime që të qëndruarit në to ofron.

Gazeta Çelësi me eksperiencën e saj si platforma më e madhe e njoftimeve mbarëshqiptare ofron edhe guida të qyteteve, një ide e bukur dhurate dhe një guidë e përhershme për eksperiencat që nuk duhen humbur.

Agjenci turistike për pushimet ideale

Të jesh a të mos jesh?

T’i organizosh vetë pushimer apo të kesh asistencën e një agjencie turistike?

Pyetja e parë është filozofike, ndërsa e dyta ndoshta jo, por sërish mbetet një vendim i rëndësishëm. Në varësi të planit tuaj veror, destinacionit specifik, buxhetit, njohjes së lokacionit, vështirësisë së udhëtimit e faktorëve të tjerë ndikues, mund të dëshironi ta organizoni vetë ose të zgjidhni një agjenci. Tek Yellow Pages Albania, mund të shihni listën me mbi 1700 agjenci turistike nga të cilat mund të zgjidhni në varësi të dëshirave e nevojave tuaja.

Në situatën e vështirë ekonomike që pandemia ka vendosur shtetin tonë, është e rëndësishme të ndihmojmë maksimalisht duke kontribuar brenda vendit. Natyra jonë është e pakrahasueshme dhe dhuron peisazhe që të lënë pa fjalë. Choose local!

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).