Tetova International Film Festival – Oda 2018, do të mbahet në muajin tetor, që prej datës 01.10 e deri më 06.10.
Në këtë festival do të shfaqen filma nga regjisorë të njohur, qëllimi i të cilit është afrimi i të gjithë artistëve të filmit për të ngritur vetëdijen qytetare ndaj kësaj fushe, realizuar shkëmbimin e ideve dhe prezantimin e veprave kulturore para publikut.
Por, TIFF shërben edhe si një forum për të gjithë regjisorët e rinj, të cilët do të kenë mundësinë që të shfaqin përpara një publiku të gjerë punimet e tyre.
Debate interaktive të ndryshme do të zhvillohen, me qëllim krijimin e një bashkëbisedimi fitimprurës si për krijuesin e filmit, ashtu edhe për shikuesin.
Po ashtu, studentët nga vende të ndryshme do të kenë mundësi që të takohen me regjisorë, producentë, shkrimtarë dhe aktorë të njohur ndërkombëtarisht, duke u dhënë atyre një shans për t’u afruar më tepër në botën kinematografike.
Për të aplikuar në këtë festival, klikoni këtu. Aplikimet mbyllen në 20 qershor 2018, ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet më 20 korrik.