Art & Kulturë

Critical Mass Tirana Korrik 2018

Te premten 27 Korrik , sic eshte tradita, mblidhemi tek sheshi Skenderbej ne orën 19:30 per te bere xhiron e muajit neper rruget e Tiranes.Ndergjegjesojme shoferet, u shtojme deshiren qytetareve qe ende s’kane blere biciklete dhe japim shembullin tone per nje qytet me ekologjik.Ftoni gjithe shoket tuaj dhe bashkohuni ne kete proteste pedalim.Te premten TRAFIKU JEMI NE!

Çfarë është Critical Mass?
Critical Mass është një organizim spontan i çiklistëve, që zhvillohet prej vitesh në shumë qytete të botës. Çiklistët takohen të premten e fundit të çdo muaji, pa qenë askush përgjegjës për organizimin e tyre, apo për mbarëvajtjen e organizimit. Grupi i madh bën një xhiro të gjatë në rrugët e qytetit, duke festuar, por në të njëjtën kohë duke protestuar për të drejtat e çiklizmit.
Critical Mass është një lëvizje shoqërore, e pa formalizuar në format tipike të shoqatave, organizatave apo bizneseve. Nuk ka një hierarki të përcaktuar, që do të thotë se nuk ka një lider apo një person që është përgjegjes për grupin. I vetmi formalizim i aktivitetit është përcaktimi paraprak i një orari për mbledhjen e çiklistëve, si dhe një itinerari të përafërt që do të ndiqet. Nuk ka një kryesi zyrtare që i merr këto vendime, por thjesht zëri i të gjithë pjesëmarrësve, që vendosin duke i shkruar njëri tjetrit dhe duke përhapur fjalën në qytet. Shpesh herë çiklistët që janë duke kryesuar grupin marrin dhe vendimin që të ndryshojnë itinerarin, gjë që ndiqet nga i gjithë grupi. Mënyra sesi funksionon organizimi i një Critical Mass, është quajtur shpesh “Një rastësi e organizuar”.

Prev Post

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).