Art & Kulturë

Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve Shkencore Kombëtare 2018

Çmimet Shkencore Kombëtare 2018

EDICIONI III

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizon edicionin e III-të të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Shkencore Kombëtare Vjetore për 2018.

Çmimet që do të jepen janë:

Çmimi i karrierës akademike, për merita jetesore, duke iu referuar vlerësimit retrospektiv të rezultateve në kërkimin akademik-universitar, me rëndësi për shkencën shqiptare dhe jetën e vendit;

Çmimi “Eqrem Çabej” për veprat më cilësore origjinale monografike në shkencat shoqërore dhe albanologjike;

Çmimi “Petrit Radovicka” për veprat apo projektet më të rëndësishme në shkencat natyrore dhe teknike;

Çmimi për studiuesin e ri më të suksesshëm, përzgjedhur prej brezave të rinj të kërkuesve, që në fillimet e punës së tyre shkencore.

Veprat e nominuara për çmimin “Çabej”: “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, nga një grup autorësh; “Arkitektura në Iliri” e akad. Apollon Baçe dhe “Sistemi Tatimor në Shqipëri (shek. XV – vitet 12 shek XXI)”, me autor Adriatik Mateli.
Veprat e nominuara për çmimin “Radovicka” janë: “Paraja, bankat dhe shoqëria” nga prof. dr. Aristotel Pano dhe akad. Anastas Angjeli, dhe “Atlas i Florës së Shqipërisë” nga akad. Jani Vangjeli.
Ndërsa për çmimin “Kërkuesi i ri më i suksesshëm”, për shkencat shoqërore dhe albanologjike, nominohen: “Etnografi në diktaturë: Dija, Shteti dhe Holokausti ynë” nga prof. asoc. Nebi Bardhoshi dhe dr. Olsi Lelaj dhe “La necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistiche e romane.” nga prof. asoc. Belisa Muka dhe prof. asoc. Giuseppe Lepore.

Ceremonia do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 5 qershor 2019, ora 11:00, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave.

Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë ceremoni.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).