Art & Kulturë

Çelet ekspozita “Portrete” e Agron Saliut në Paris

Piktori tetovar Agron Saliu, për artdashësit në atelienë e RMV-së në “Cite Internationale des Arts” ka hapur ekspozitën e tij të radhës të titulluar “ Portrete”.

Vetë Saliu thotë se një pjesë e madhe e portreteve në vizatim është realizuar përgjatë qëndrimit në Paris.

Ekspozita e Saliu në Paris është mbështetur nga Ministria e Kulturës e RMV-së.

Piktori, Agron Saliu, i përket brezit të piktorëve bashkëkohorë nga Maqedonia. Ai është një artist akademik nga qyteti i Tetovës, vendlindja e dy universiteteve: Universitetit Shtetëror i Tetovës si dhe Universiteti i EJL. Ai u diplomua në drejtimin për pikturë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në klasën e profesorit Ilirjan Beqiri.

Agron Saliu, shpejt e formoi zhanrin e tij artistik si piktor i portretit në botën akademike dhe gjithashtu në komunitetin e artistëve në të gjithë botën. Ai ka prezentuar ekspozita të shumta solo në Paris, Vjenë, Sarajevë, Zagreb, Podgoricë, Shkup, Tetovë etj.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).