Më 23 dhjetor tek Parku Olimpik, zhvillohet një festë fundviti për të gjithë vogëlushët që kanë qejf të jenë pjesë e një sërë aktivitetesh të ndryshme argëtuese.
Së bashku me ju, do të festojnë edhe fëmijët jetimë të njësisë administrative Kërrabë, fëmijë të shpëtuar nga dhuna e trafikimi, si dhe fëmijët e punonjësve të APR-së.
Për të dëfryer vogëlushët, do të jenë të ftuar special aktorët e Portokallisë: Marin Orhanasi, Olsi Bylyku & Irgen Ҫela, si edhe Fabian Duro, që është freestyler në futboll.
Shumë surpriza të ndryshme, ëmbëlsira, muzikë, cirk, sport dhe gara do i shoqërojnë fëmijët përgjatë gjithë ditës, me qëllimin e vetëm që ata të kënaqen gjatë një dite në natyrë, në prag festash.
Aktiviteti fillon në orën 10:00 të datës 23 dhjetor, tek Parku Olimpik.