Portali i njohur turistik “Trip Advisor”, ka listuar së fundmi në një artikull disa nga destinacionet më të pëlqyera për turistët kudo në botë, ku ka përmendur edhe vendin tonë.
Triumfuesi në këtë kategori, si destinacioni më i pëlqyer nga turistët kur vizitojnë Shqipërinë, ka qenë parku i Butrintit. Komentet e ndryshme kanë zbuluar faktin se një nga atraksionet më të mëdhaja që vendi ynë ka për turistët janë vendndodhjet historike.
Sipas të huajve, Shqipëria është duke u zhvilluar si një vend turistik, e cila njihet për bukuritë natyrore, rivierën bregdetare, si edhe pjesën historike që përmban.
Mediat e huaja e kanë cilësuar bukurinë natyrore të Shqipërisë si një aspekt që ‘i lë pa frymë’, ndërsa pika e dobët e vendit tonë është shërbimi jo i mirë, që turistët kanë evidentuar.