Në Elbasan po vijon puna për ngritjen e bustit të heroit kombëtar, Adem Jashari.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se “kjo vepër do të jetë gati në 14 mars, përkrah bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”.
“Vijon puna për bustin madhështor të heroit kombëtar Adem Jashari. Ditën e Verës, më 14 mars, do të jetë gati përkrah bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, tha Balla.
Busti i heroit kombëtar Adem Jashari i gdhendur në shkëmb është tashmë drejt përfundimit, ndërsa më herët Balla ftoi popullin e Kosovës që Ditën e Verës me 14 Mars, t’i bashkohen inaugurimit të bustit të Adem Jasharit në Elbasan.