“Bukur Këtu” libri i shkrimtares Linda Philips e cila pa rezerva trajton historinë e djalit të saj Nuçi, djali i vogël i familjes vrau veten si pasojë e depresionit. Libri është i bazuar në histori reale, ndërtuar nga situata të përjetuara nga vetë autorja dhefamiljarët e saj.
Phillips jep një përshkrim të pasojave të vetëvrasjes në familjen e saj, por edhe procesin që e ndihmoi të rifitojë vetveten. Djali i saj Nuçi i dha fund jetës sepse nuk e fitoi dot luftën me depresionin i cili u shfaq i heshtur dhe plot vuajtje të brendshme shpirtërore. A është shoqëria jonë e gatshme për t’u përballur me këtë sëmundje? A jemi ne të gatshëm të ballafaqohemi me të gjitha sfidat që sjell depresioni?! Shpesh herë një buzëqeshje ka shërbyer si një motiv për të jetuar.
Linda Philips ia doli, “Nuçi Space” është një vend ku mund të kërkosh këshilla për të trajtuar shëndetin mendor, është një katalizator që i ka shpëtuar jetën shumë të rinjve