Art & Kulturë

Botimet Toena – Programi i aktiviteteve në Panairin e Librit “Prishtina 2019”

Botimet Toena në këtë Panair të rëndësishëm organizojnë dhe prezantojnë libra dhe autorë të rëndësishëm.

6 qershor 2019 – ora 10:00
Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës prezantojmë “Skënderbeu” të autorit Alessandro Cutolo në mjediset e rinovuara të Librarisë Artini – Toena (pranë Institutit Albanologjik, Prishtinë).

6 qershor 2019 – ora 12:00
Në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës prezantojmë vëllimin e 8-të të Ditarit “Dëshmitar në kohë historike” të akademikut Rexhep Qosja, në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

7 qershor 2019 – ora 11:00
Në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve të Kosovës (organizator i Panairit të Librit) prezantojmë romanin e ri të shkrimtarit Fatos Kongoli “Gënjeshtarë të vegjël” në sallën e promovimeve të Panairit.

Ju mirëpresim në stendën e përbashkët të Botimeve Toena dhe Librarisë Artini – Toena!

Në këtë stendë do të jetë i pranishëm shkrimtari Fatos Kongoli për kënaqësinë e lexuesve që do të dëshironin të merrnin romanin e tij të ri me autografin e tij.

Prof. Rexhep Qosja gjithashtu do të jetë i pranishëm në stendën tonë.

Një libër tjetër i rëndësishëm që sapo qarkulloi nga Botimet Toena, romani i shkrimtarit Paulo Coelho “Hipi” do ta gjeni në stendën tonë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).