Art & Kulturë

Biskota me Gjalpë dhe Çokollatë

Biskotat me gjalpë dhe çokollatë janë një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Aroma e mjaltit dhe ndërthurja me çokollatën fondente i jep këtyre biskotave shijen perfekte.

Përbërësit

375 gr miell
187 gr sheqer kane
0.5 gr vanilje
8 gr maja ëmbëlsirash
2 kokrra vezë
30 gr mjaltë
250 gr çokollatë e zezë
250 gr gjalpë

Përgatitja

1.Në një tas shtoni miellin, sheqerin, vaniljen, majanë për ëmbëlsira dhe përzieni së bashku.

2.Në një tas të vogël rrihni vezët dhe shtojani përzierjes. Përzieni sërish dhe shtoni mjaltin.

3.Copëtoni çokollatën e zezë në copa të vogla. Shtojini përzierjes gjalpin e shkrirë dhe copëzat e çokollatës.

4.Përzieni brumin me duar derisa të jetë lidhur brumi me copëzat e çokollatës.

5.Lyeni një tavë me gjalpë dhe shtroni biskotat e formuara me duar në formë rrumbullake.

6.Vendosini të piqen në 200 gradë C për 20 minuta.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).