Art & Kulturë

Bisedë mbi Lumturi Blloshmin nga kuratorja Adela Demetja në Universitetin Polis

25 Mars, 11:00, Universiteti Polis

Më 25 Mars, kuratorja Adela Demetja do të flasë mbi Pavijonin Shqiptar në Bienalen e 59 të Venecias në ambientet e Universitetit Polis. Eventi titullohet: “Lumturi Blloshmi. Nga e para.”

Lumturi Blloshmi do të jetë e para artiste femër që përfaqëson Shqipërinë me një prezantim personal nga Venecia, kuruar nga Adela Demetja. Demetja u miqësua me Blloshmin në vitin 2016 dhe ka qenë një nga bashkëpunëtoret e saj më të ngushta deri në ndarjen nga jeta të artistes.

Prezantimi “Lumturi Blloshmi. Nga e para” është konceptuar si një ekspozitë që synon të hulumtojë, shqyrtojë, prezantojë dhe ripozicionojë veprën dhe jetën e Lumturi Blloshmit në historinë e artit kombëtar dhe ndërkombëtar.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).