Bitetë për në Polin e Veriut
Xho është një djalë që sapo ka filluar të humbasë besimin në magjinë e Krishtlindjes. Mbrëmjen në vigjilje të Krishtlindjes sheh një tren në dhomën e tij. Hipën në tren së bashku me disa fëmijë të tjerë dhe nisen në një udhëtimi plot me aventura për të takuar Babagjyshin e Krishtlindjeve. Në Politn e Veriut ai përzgjidhet për të marrë dhuratën e parë të Krishtlindjes nga Babagjyshi i cili i tregon për këtë dhuratë që e kuptojnë vetëm ata që besojnë. Një histori që flet mbi besimin, dashurinë dhe të qenurit bashkë gjatë momenteve të rëndësishme. Një shfaqje plot muzikë, kërcime, të qeshura dhe argëtim. Ju ftojmë të prisni nje biletë magjike për në Polin e Veriut. Mos harro, Krishtlindjet janë brenda zemrës tënde!
Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”