Banesat karakteristike të qytetit të Beratit janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik. Këto banesa reflektojnë influencat e traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 të erës sonë.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet gjithnjë e më shumë restaurimit të banesave në qytetin e Beratit.
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar sot projektin për mirëmbajtjen dhe restaurimin e portave në kalanë e Beratit.
Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në disa prej portave të banesave në brendësi të kalasë së Beratit.