Ish-presidenti dhe politikani, Bamir Topi promovoi dje librin e tij, “NOKTURN”, Kur arsyeja errësohet nga pushteti.
Shtatë vite pas largimit nga detyra e kreut të shtetit, Topi ka vendosur të vijë ndryshe para publikut me një botim sa autobiografik aq edhe politik.
Ceremonia e prezantimit të librit u zhvillua ditën e djeshme në rezidencën Topi në Tiranë. Gjatë fjalës së tij vetë ai u shpreh se procesi i të shkruarit të librit ka qenë vështirë.